Rreth artistit
Nikollë Nikprelaj u lind me 12 prill 1961 në fshatin Bëkaj, Triesh, zona e Malesise se Mbishkodres. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tuz, dhe më pas studimet e larta në Prishtine, në Akadernine e arteve - drejtimi picture. Diplomoi në vitin 1988, nën mentorirnin e akademikut, prof. dr Rexhep Ferrit. Mbas studimeve punoi si profesor i artit figurativ në gjimnazin e Tuzit për katër vjet. Teknika e preferuar është vaj dhe akryl në pëlhure.
Në vitin 2012, këndon himnin për Njeqindvjetorin e Pavarësisë në Kuvendin e Shqipërisë së bashku me pesë këngëtarët nga pesë trevat shuiptare.
Në vitin 2019 u dekorua nga presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi, me çmimin "Mjeshtër i merituar". Ne vitin 2022 nga presidenti i Republikes së Shqipërisë Ilir Meta, u dekorua me titullin "Mjeshter I madh".
Vokacioni i tij është arti, muzika dhe piktura. Materialet që ai perdor jane kryesisht vaj në pëlhurë, por edhe akryl. Pelqen ngjyrën e kuqe, të kaltër dhe të gjeLbër. Kontrasti i ngjyrave por edhe dritëhija është mjaft i shprehur tek pikturat e tij.
Sado që zeri i Nikollës ka mberri majat e këngës, talenti në pikture është edhe më i madh.
Ai nuk pikturon atë që sheh, por atë që ndjen, atë që i thotë vetes per ate që ka parë. Në kohën e fundit nëpër hapësirë duket ndonjë pjese portreti e copëzuar me elemente dhe forma, jo lehtësisht të kuptueshme (identifikueshme). Aty-ketu duken portrete heronjsh kombëtare të gërshetuar me forma të çrregullta nëpër fytyrë dhe rreth saj. Nëpër piktura shpesh hasim në trashësi të ndryshme që jane kryesisht me ngjyrë të errët deri krejtesisht të zeze.
Arti modem i Nikollës, në format e tg futuristike, ka aftesine të kapërcejë kufijte e jetës sonë të perditshrne, duke ofruar nje vështrim ndryshe në botë. Në pikturat e Nikolles gjejmë një kuptim më të thellë të vetes dhe botës përreth nesh.
Arti i Nikollës të bën të hedhësh dhe të notosh në ujërat e Lirise. Çdo goditje e penelit, çdo lëvizje e gdhendur në menyre të nderlikuar dhe çdo ngjyrë e gjallë kap nje moment të dinamikës në kohë, një pjese të shpirtit të artistit të zbutuar për ne që ta deshmojme. Arti i Nikollës eshte një udhetim. Na çon në një slite emocionesh, nga thellësia e dëshprimit në majat e gezimit. Na sfidon të pyesim, të reflektojmë dhe ta shohim botën me një lente tjetër. Ështe një gjuhe universale që u flet zemrave dhe mendjeve tona, duke kapërcyer barrierat kulturore, shoqërore dhe gjuhësore.
Punimet e Nikollës të fusin brenda vetvetes, ku njeriu eksploron, angazhohet dhe lidhet me pjesën me të bukur - odisenë e lirise.