Kanë thënë...

Nikollë Nikprelaj, përmes formave, në pëlhurë, ka vendosur lidhjen mes "Abstraksionit dhe Reales" duke krijuar të jashtëzakonshmen, që është për t'u admiruar. Prandaj, të gjitha janë në formë imagjinare. Nikolla është një shembull pune, këmbëngulëse dhe gjithmonë në kërkim. Artist me taban kulturor, harmonizon shkëlqyeshëm vizatimin me ngjyrën, dhe realen me abstrakten. Nikolla i takon një piktori tredimensional ku ka edhe shumë se çfarë të shkruhet për të, s'më mbetet tjetër veç se ta komptimentoj dhe t'i uroj suksese ne vazhdim.

Milahn Janova, dizajner

Te jetosh në një zonë kaq të bukur siç është Tuzi., është një burim i vërtetë frymëzimi. Autori Nikollë Nikprelaj është një piktor bashkëkohor, arti i tij mbeti një frymëzim i thellë krahas karrierës së tij profesionale, të cilën në procesin e tij krijues ka bërë që çdo ditë të jetohet nën kornizat artistike me kohë të plotë të Pikturës dhe Këngës.

Mendimet optimiste e motivuese kanë zhvilluar stitin e tij të zbulojë teknika të reja dhe i frymëzuar të pikturojë më ndryshe nga ajo që shohim në përditshmëri ,duke i rrotulluar mendimet e tij mjeshtërore ku zhvilloi gjuhën e tij vizuale abstrakte.

Në shumë vepra të tij ka elemente abstrakte, njëkohësisht duke përshkruar muzikë në formë të orientuar drejt duke shprehur se sa e mrekullueshme është të pikturosh.

Arti i tij dikton mirëqenien mendore të botës i cili ndryshon vazhdimisht në kanavacën e tij. Vepra e tij fillon me një rrëmujë në telajo, ndoshta me një strukturë të vogël, jo objektiv... dhe nga ajo rrëmujë del një lloj forme, një lloj drejtimi, një histori.

Në portretet e tij ka një përcjellje informuese ndaj të së kaluarës dhe të së tashmes, ngjyrë dhe thellësi mendimi… tek krjimtaria e tij gjithmonë ka shumë për të kërkuar, ndonjëherë ka më shumë shikim se sa pikturë, ndonjëherë ka më shumë pikturë se sa këndimi…

Autori Nikollë Nikprelaj në këtë ekspozitë kodifikon edukimin e artit të tij në standarde dhe praktika të caktuara dhe e cila rezulton me një profesionalizëm rrënjësisht në fushën e artit në atë energjike, tonet e guximshme dhe ekspresive, të cilat janë shenjat dalluese të një stil jashtëzakonisht të pavarur përmes vet edukimit artistik ku bujaria dhe ngrohtësia e tij bëhen më të drejtpërdrejta... ku i lejoi vetes kohën, lirinë dhe guximin për të krijuar.

Nikollë Nikprelaj krijimtaria e tij unike i të qenit i vërtetë ndaj ndjenjave dhe emocioneve arriti që sot para artdashësve të paraqitet një artist i suksesshëm me zotërimin e arteve.

Përvojat dhe udhëtimet e tij kanë shërbyer si një burim i vazhdueshëm frymëzimi., e cita çdo shtresë e udhëtimit të tij ka dhënë kontribut në formësimin e personit dhe artistit që i ka dhënë dhe i jep vlerë Tuzit dhe artit shqiptar!

Besa Daotti, Kritik i artit/Kuratore e artit

Në fundvitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, më konkretisht gjatë viteve 80-90, krijuesit e artit pamorë dhe arteve tjera duke bërë sinjalizimin ndijor, ndikuan në ndryshimin e mediumit artistik. Në këtë rast artisti Nikollë Nikprelaj vendosi t'i përmbahët artit tradicional të penelit Duke bërë një vështrim të kujdesshëm dhe një analizë profesionale shohim se ky artist i gjithanshëm na josh me koncept vetanak duke i futur në lojë edhe materialet alternative me qëllim për ta pasuruar me vlera pikturën. Në telajon e tij vërejmë një lojë figurative me motive nga ambienti ku jeton. Figurat në veprën e tij janë në harmoni me veten ku së bashku e krijojnë kompozicionin unik dhe original. Në vepra shohim vlera figurative me shumë nuanca të cilat përkufizohen me vija fugale duke na dhënë një koncept poetik me tonalitet të pasur me shprehje impresive dhe ekspresive, me kolorit ashtu siç i ka këngët e veta. Në pikturat e tij vërejmë invencion krijues dhe profesionalizëm, zërin melodik të nuancuar të shoqëruar me ritëm që e zgjon kurreshtjen e artdashësve. Prandaj artisti në fialë ka koncept krijues gjysëmabstrakt modern.

Mr. prof. Zake Prelmokaj

Thirrja për ekspozitën e pikturës së mikut tim artist, Nikollë Nikprelaj, më duket sikur një lajmëtar malësor që po zbret brigjeve të Cemit dhe vjen me vrap për të na thënë: ejano t'i shihni bukuritë e Malësisë dhe një betejë rastësore me jatagan që vazhdon, ngrirë në kohë.

Një stuhi e padukshme në pikturat e tij, një imazh që ngjall ëndrra, ëndrra nga ato që kemi pasur dëshirë t'i shohim, t'i jetësojmë; teksa harron se je aty e këmbët të kanë ngjitur në majën e Trieshit, duke soditur hartën e grisur të atdheut. Shkëqimi i tij në fushën e muzikës filigranizohet edhe më shumë në pikturë, duke na e shprushur kujtesën për të pakryerën, për ato që kemi qenë, për ato që jemi dhe për ato që duhet të jemi...

Arti jeton për të mos vdekur e bukura.

Ilir Shaqiri, Nderi i Republikës së Kosovës

Nikollë Nikprelaj, ky zë i njohur në fushën e muzikës, befason në një gjini tjetër të artit. Piktura në këtë periudhë kohe, ka zënë opusin e tij krijues. I fokusuar në ekspresionizmin abstrakt, duke u mbështetur në traditën më të mirë të paraardhësve të tij, ai sjell me nota dramatike realitetin e kohës kur jeton, por gjithnjë bukur artistikisht. Sipërfaqet e pikturës së tij marrin vlerë nga ekuilibrat dekorative të ngjyrave të ngrohta e të ftohta, me një theks grafik në tërësinë e saj. Është piktor autentik, me frymëzime nga mjedist ku jeton dhe nga historia e kombit të tij. Ekspozita e tanishme e vendos në start për vepra të reja, të bukura siç është dhe shpirti i tij krijues.

Pashk Fervathi , Mjeshter i madh